HomeLajmeIshte “rivali” i tij kryesor. Kosta Grillo përcillet për në banesën e...

Ishte “rivali” i tij kryesor. Kosta Grillo përcillet për në banesën e fundit, Shakohoxha nuk i mban dot lotët (video)

Kosta Grillo do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit. Komentatori i njohur u nda nga jeta dy ditë më parë pasi nuk ariti të fitonte betejën me Covid-19.

Ai qendrojë për rreth dy muaj I shtruar në Turqi, ndërsa pardje mbylli sytë përgjithmonë. Sot në stadiumin “Selman Stermasi” janë mbajtur homazhe në nder të tij, ndërsa në orën 16:00 do të përcillet për në banesën e fundit në Himarë. Në homazhet e zhvilluara në stadiumin “Selman Stermasi”, nuk kanë munguar as personalitet e botës së futbollit që ishin edhe miqtë e Kosta Grillo.

Nga presidenti Duka, te sekretari Ilir Shulku, por edhe gazetarë e futbollistë ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Gazetari i njohur, Dritan Shakohoxha ka folur për mediat duke ndarë kujtimet e bukura që kishte me Kosta Grillon. Shako nuk i përmbajti dot lotët duke treguar kujtimin më të bukur me Grillon që ishin minutat e fundit në Jerevan ku Shqipëria fitoi dhe u kualifikua për herë të parë në një Europian.

“Ishim të gjithë me shpresë që Kosta të rikthehej pasi ai gjithmonë zhdukej, por rikthehej gjithmonë. Sot kam ardhur këtu me këtë mikrofonin që është i ndeshjes së fundit që kam komentuar unë në Londër në finalen e EURO 2020. Këtë mikrofon e kisha marrë dhe doja ta ruaja për gjithë jetën time, pjesën më të madhe të karrierës sime e kam kaluar me Kostën. Këtë mikrofon e solla për t’ia dhënë mikut tim me vete që për fat të keq edhe ai nuk do të komentojë më. Nga Kosta vetëm një gjë mund të kujtoj dhe është I vetmi kujtim që më vjen është në Jerevan.

Në minutat e fundit ndaj Armenisë ku pritej vetëm vërshëllima e gjyqtarit dhe momenti që nuk do e harroj kurrë është që dy minutat e fundit I kemi komentuar të përqafuar bashkë. Më vjen keq që duhet të kujtoj kështu gjërash tani pasi doja t’i kujtoja me humor e shaka me Kostën pasi ai nuk dinte mënyrë tjetër komunikimi përveç se me shaka. E jetuam së bashku këtë profesion dhe më vjen keq që jam sot këtu për t’I dhuruar këtë mikrofon për këtë arsye pasi doja t’ia dhuroja për diçka tjetër. Kosta është unikal dhe askush nuk do të bëhet si Kosta asnjëherë”, u shpreh Shakohoxha.

Must Read

spot_img