Iu gjetën eshtrat të çimentuara në oborrin e një shtëpie në Athinë

0
235

Të reja tronditëse janë zbuluar, pas 6 muajsh për vrasjen e emigrantes rumune në Greqi, Monikas, eshtrat e së cilës u gjendën të çimentuara në një oborr në kryeqytetin helen.

Të reja tronditëse janë zbuluar, pas 6 muajsh për vrasjen e emigrantes rumune në Greqi, Monikas, eshtrat e së cilës u gjendën të çimentuara në një oborr në kryeqytetin helen.

Monika, ishte portreti tipik i një gruaje emigrante rumune, e cila punonte nga mëngjesin deri në dark për të siguruar gjërat minimale në jetë.

Ajo ishte një grua e divorcuar, por që shumë shpejtë i dha një shancë të ri jetës së saj dhe krijoi një lidhje dashurie me një tjetër patriot.

Po ku është ai sot?! Sapo Monika, u zhduk pa lënë asnjë shenjë jete mbrapa, ai pa bërë zë është larguar drejt vendit të tij të origjinës, Rumanisë për një jetë më të mirë siç i tregoi një miku.

Emisioni në “Fund të Tunelit”, në një komunikim me ish-burrin e Monikës, zbuloi se ajo prej shumë kohësh ishte viktimë e dhunës nga i dashuri i saj i ri.

“E qëllonte çdo ditë, E qëllonte në kokë, i ka thyer dorën, kishte shenja në të gjithë trupin. Merrni në telefon spitalin në Kiparisia (zonën ku jetonte ajo), ata do ju tregojnë sa herë ka qenë ajo atje. E kishte si skllave!.”, tha ai.

Këto detaje tronditëse, “shenjeshtrojnë” ish-partnerin e saj si të dyshuarin kryesor e kësaj vrasje makabre.

Ish-bashkëshorti i saj, tregoi gjithashtu se ai kishte komunikim të shpeshtë me gruan fatkeqe, pasi ajo i kërkonte lekë për të mbijetuar.

Prej kohës së karantinës, gruaja kishte mbetur papunë dhe zor se ia dilte t’i ofronte vetës, kushte minimale të jetesës./Shqiptarja.com