Lajme

Izraeli refuzon propozim amerikan për marrëveshjen detare me Libanin

Advertisements

Izraeli nuk do ta pranojë propozimin amerikan për marrëveshje detare me Libanin.

Është ky qëndrimi më i fundit nga pala izraelite lidhur me çështjen, e cila ka kërkuar vijimësisht ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por që ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Disa zona të shelfit detar, në të cilat gjenden sasi të mëdha nafte, janë arsyeja kryesore për mos pranimin nga ana e Izraelit, duke qenë se këta të fundit kanë pretendime të forta mbi zonën.

Izraeli dhe Libani janë në mosmarrëveshje për kufirin që ndan Zonat e tyre Ekskluzive Ekonomike (ZEE), një zonë në det të hapur që njëri nga vendet mund të pretendojë për nxjerrjen e burimeve.

Gjatë 15 viteve të fundit, bazuar në vlerësimet se fushat pranë bregdetit izraelit mund të përmbajnë 34.5 trilion metra kub gaz, Izraeli ka vazhduar të zhvillojë rezerva të gazit natyror në brigjet e tij, disa prej të cilave pretendohen nga Libani.

Izraeli pretendon se kufiri detar midis dy vendeve shkon më në veri sesa pretendon Libani si Zonë Ekskluzive Ekonomike.

Linja 29 e pretenduar nga qeveria libaneze i jep Bejrutit 1430 km katrorë, në vend të 860 km katrorë të linjës 23 të miratuar në 2011.

Në ato kilometra katrorë në vitin 2013, u zbulua një rezervë gazi e njohur si Karish.

Më 5 qershor, Izraeli vendosi Energean Power, një anije lundruese për nxjerrjen dhe depozitimin e gazit në fushën e gazit Karish, duke shkaktuar një ndezje të tensioneve midis dy vendeve, të cilat nuk kanë arritur kurrë paqen mes tyre dhe as që njohin kufijtë e tyre tokësorë.

Mosmarrëveshja mes dy kombeve vazhdon prej vitesh dhe në periudhën e fundit është acaruar nga prania e gazit natyror.

Bejruti është kundër shfrytëzimit të fushës deri në zgjidhjen e problemit, ndërsa nga ana e tij, Izraeli, i cili e konsideron Karishin pjesë të ujërave të tij, do të dëshironte të nisë prodhimin ndoshta deri në fund të vitit.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes mund t’i bëjë të disponueshme rezervat e rëndësishme të gazit në një kohë kriza energjitike është e fortë në shumë vende të botës.

Kjo është arsyeja pse Libani iu drejtua Shteteve të Bashkuara për të kërkuar ndërmjetësimin në bisedimet mes dy vendeve.

Sipas “Reuters”, Libani i ka propozuar ndërmjetësit amerikan Amos Hochstein, një kompromis për një zonë që përfshin një tjetër rezervë gazi, Qana-n, duke hequr dorë nga të gjitha pretendimet ndaj Karishit, por në të njëjtën kohë kërkon që punimet në fushë të ndërpriten derisa të mos arrihet marrëveshja.

Sipas “Orient le Jour” nga ana tjetër, Izraeli ishte i gatshëm t’i dorëzonte Libanit të gjithë fushën e supozuar të hidrokarbureve të Qana-s. Në këmbim, shteti hebre kërkonte kompensim financiar, të cilin Bejruti ka refuzuar ta japë, duke përfunduar edhe në refuzimin final.

Një nga kompanitë e konsorciumit që kishte fituar serinë e parë të licencave të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në det të hapur të nisur nga Libani, mund të vepronte si ndërmjetës në këtë çështje duke i paguar vetes kompensimin për palën izraelite.

Konsorciumi tani përfshin kompaninë franceze “Total” dhe italianen “Eni”, pas tërheqjes së kompanisë ruse “Novatek” nga grupi, e cila përmendi arsye “ekonomike dhe financiare”, përveç “risqeve politike”.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button