Lajme

Ja cilat janë tre plazhet më të bukura të vendit, sipas njerit ndër njerëzve më të pasur në Shqipëri (VIDEO)

Advertisements

Shqipëria ka plazhe unike nga Velipoja deri në Sarandë, me rërë të imët apo edhe me gurë. Por cilat janë plazhet më të bukura të vendit, sipas sipërmarrësit Samir Mane?

Në një intervistë për “Pushime on Top”, Mane ka rrëfyer tre plazhet e preferuara në Shqipëri, si dhe ka kujtuar pushimet më të thjeshta që ka kaluar në fëmijërinë e tij.

Pjesë nga intervista:

Ju keni gjezdisur nëpër Shqipëri, cilat janë plazhet që preferon më shumë Samiri?

Mane: Padyshim që Palasa është njëshi dhe dyshi për mua, jo sepse unë kam investuar aty, dhe nuk është natyrisht për reklamë, por është një plazh unik në raport me detin, ujin, malin, mikroklimën, çdo komponent pozitiv që mund të ketë një plazh është në Palasë.

Dhërmiu më pëlqen gjithashtu, sidomos fundi i Dhërmiut dhe Ksamili.

I mban mend pushimet më të lira, me bukë me vete?

Advertisements

Mane: Më të lirat kanë qenë në Durrës, në kohën e komunizmit, me bukë me vete dhe me të gjitha ato pak fasilitetet që kishte atëherë, por kënaqësia ka qenë e madhe.

Advertisements

Related Articles

Back to top button