Ja si duket terminali i autobuzëve në Korçë, vendi ku do të këndojë të dielën Goran Bregoviç (Video)

0
68

Terminali i autobuzëve në Korçë është gati për të pritur festën e Birrës, në vitin e 15-të të festimeve në qytet.

Siç duket nga video e siguruar nga Newsbomb Albania, ndricimi i skenës së improvizuar aty është bërë sa modern, aq edhe i kuptueshëm nga të gjithë pjesmarrësit në këtë festë.

Po vihen elementët e fundit të dekorit të skenës dhe bashkia e Korcës ka harxhuar jo pak për të sjellë një panoramë të tillë feste mes vorbullës së madhe të diskutimeve për të.

Prezenca e Goran Bregoviç në datën 22 gusht ka ngatërruar ujrat për shqiptarët. Ka shumë syresh që kanë shpërthyer në sharje e akuza për ardhjen e tij në Shqipëri, kur, duhet sipas nacionalistëve të kërkonte falje për krimet e serbëve ne Kosovë.

Por Goran Bregoviç nuk është tërhequr. Koncerti i tij do bëhet dhe bashkia e Korcës ka marrë masa që ai të performojë sa më mirë.