Jahti luksoz i Jeff Bezos shihet në Sarandë, njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri?

0
141

Mëngjesin e së mërkurës është parë në brigjet e detit të Sarandës jahti luksoz i njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos.

Jahti i quajtur “Flying Fox”, përdorimi javor i të cilit kushton tre milionë euro, është fotografuar në portin e Sarandës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se njeriu më i pasur në botë mund të ndodhet në bregdetin shqiptar, nga ku edhe mund të blejë naftë pa akcizë.

Jahti “Flying Fox” i Jeff Bezos në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)

“Flying Fox” shquhet si një nga jahtet më të shtrenjta dhe luksoze në botë.

Ai është i gjatë plot 136 metra dhe mund të mirëpresë në kuvertën e tij deri në 25 mysafirë, ka 11 kabina, të gjitha me tarraca private me pamje nga deti – thuhet sipas përshkrimi biografik në faqen zyrtare të jahtit.

Jahti “Flying Fox” i Jeff Bezos në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)

Një tjetër veçanti e “Flying Fox” është pishina 12 metra, e cila shkon tërthor në kuvertën kryesore, e para për një super jaht të kësaj madhësie, teksa ka gjithashtu edhe një pistë helikopteri në të

Kujtojmë që këtë vit është parë në brigjet e Durrësit edhe jahti i milinerit Dan Bilzerin, i njohur gjithashtu edhe si “mbreti i Instagramit”. /Telegrafi/