“Jam më krenar seç isha para zgjedhjeve”, Rama: Pa patronazhistët do ishim një “foltore” sot

0
45

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca paraditen e së mërkurës ndodhej në kryeministri për të prezantuar progres-raportin e KE për integrimin.

Gjatë konferencës për mediat, duke cituar raportin, kryeministri Rama u pyet nga gazetarët rreth patronazhistëve.

Kreu i qeverisë, ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera, u shpreh se nuk ka parti politike në botë që nuk ka patronazhistë. Po ashtu, Rama tha se është më krenar seç ishte për ta përpara zgjedhjeve.

Sipas Edi Ramës, patronazhimi është infrastrukturë e një partie që hyn në garë për t’i fituar zgjedhjet.

“Jam më krenar seç isha para zgjedhjeve. Pa ta nuk do të ishim një makineri e pathyeshme po do të ishim një foltore.”

Duke u kthyer tek raporti i KE, kryeministri deklaroi se flitet për pretendime që po hetohen dhe duhet pritur që këto hetime të shkojnë deri në fund.

“Nuk ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale… Karta jonë është targë, s’ka brenda asgjë, një numër që nuk do të thotë asgjë nga pikëpamja e të dhënave personale sensitive…nuk janë të vlefshme nuk kanë asnjë lloj peshe nuk duhen në punën e patronazhistëve.” /abcnews.al/