ADS
HomeSport“Jemi ndryshe, por dhe ne kemi ëndrra” Pa duart e njërën këmbë,...

“Jemi ndryshe, por dhe ne kemi ëndrra” Pa duart e njërën këmbë, para-notari më i mirë në histori

“Ne jemi të ndryshëm, e kjo gjë është e rëndësishme për t’u kuptuar. Por nga ana tjetër jemi njëlloj kur trajnohemi, punojmë e ëndërrojmë. Kjo është diçka e rëndësishme për t’u kuptuar, veçanërisht për personat që kanë aftësi të kufizuara. Po, ne jemi të barabartë edhe duke qenë ndryshe me njëri- tjetrin”

Këto janë fjalët e Daniel Dias, notari më i dekoruar në historinë e notit të Paralimpikeve. Daniel ka arritur të fitojë 24 medalje nga viti 2008 deri më 2016. Ka shkuar në lojërat e tij të fundit paralimpike në Tokio dhe me përfundimin e tyre, do të tërhiqet nga sporti.

Daniel ka lindur me probleme të rritjes në gjymtyrët të tij, konkretisht në të dyja duart e njërën këmbë. Por sërish, kjo nuk e ka penguar të jetë më i miri në sport.

“Të jesh atlet është e vështirë e të jesh atlet paralimpik, është edhe më e vështirë. Duhet të përballemi me shumë, përfshi këtu edhe paragjykimet. Është një problem i madh, por nga ana tjetër, sporti shërben si një mjet për të treguar ekselencën.

Shikoni këtë video të BBC dhe shembullin e këtij të riu që nuk u dorëzua para sprovave të jetës.

Must Read