Lajme

“Jepte jetën për burrin, ai jetonte me të dyja”/ Flet vëllai i shqiptares që plagosi me thikë të dashurën e bashkëshortit: Kishte 6 vite që duronte

Advertisements

Shqiptarja e cila pasditen e së mërkurës sulmoi me thikë një bashkatdhetaren 27-vjeçare në zonën e Pylaia në Selanik, për shkak të xhelozisë për bashkëshortin, është shfaqur e penduar.

shqiptarja

Ndaj 25-vjeçares shqiptare, prokurori ka ngritur procedim penal për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa akuzohet edhe për armëmbajtje dhe përdorim të armëve. E reja ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të hënën e ardhshme dhe deri atëherë do të qëndrojë në paraburgim.

“Motra ime është e penduar dhe kërkon falje për atë që ka bërë. Nuk duhej të nxitohej me vajzën ”, tha vëllai i 27-vjeçares. “

Ai pohoi gjithashtu se “motra ka gjashtë vjet që ka duruar vajzën. “

“Ajo e donte shumë burrin e saj, jepte jetën për të, bëri gjithçka për të. Ai jetonte me të dyja gratë. Motra ime është penduar, që nga ajo kohë më thotë vëlla, të lutem bëj diçka që të mos shkoj në burg. Ajo nuk donte, jam i sigurt që nuk donte, por koha nuk kthehet pas”, tha vëllai i vajzës.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 19:00, në rrugën Ralli, në zonën e Pylaia në Selanik, kur viktima me origjinë nga Shqipëria po shkonte drejt shtëpisë së saj. Autorja e ka ndjekur dhe ka sulmuar me thikë duke e plagosur në bark dhe në shpatull.

Advertisements

Viktima është futur për ndihmë në shtëpinë e motrës së saj, e cila ndodhet në një rrugë anësore, ndërsa autorja, nënë e dy fëmijëve të mitur, është pikasur në vendngjarje nga policët, të cilëve u ka rrëfyer aktin e saj, ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ajo sulmoi 27-vjeçaren.

Advertisements

Related Articles

Back to top button