“Jom ardhë në deti”, Fifi pozon me bikini nga pushimet

0
83

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi si Fifi ka filluar pushimet.  Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë larg aktiviteteve të përditshme nga ku po publikon fotografi të ndryshme.

Vëmendje ka rrëmbyer me fotografinë e fundit ku shfaqet në bikini, teksa ka vënë në pah disa nga tatuazhet e saj.

“Kam ardhur në deti, a po vjen edhe ti në deti”, ka shkruar Fifi poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndryshe, “Fiksim” është kënga e fundit në bashkëpunim me Brunon, me të cilën morën pjesë në festivalin e Kënga Magjike 2021.