Ju e blini nga 1 euro e kusur, miliarder Jeffi e bleu naftën për 43 cent në Shqipëri

0
98

Të lundrosh një javë me këtë jaht “Flying Fox”, kushton tre milion euro, çka e bën atë të mundshëm vetëm për më të pasurit e botës.

Por edhe miliarderët duket se i kanë qejf ofertat dhe në brigjet shqiptare, e tillë është nafta pa akcizë që u ofrohet.

Jahti që bën bujë kudo që ankorohet, mbërriti këtë të mërkurë në brigjet e detit të Sarandës.

Pronësia e “Dhelprës Fluturuese“, në media i njihet themeluesit të Amazon, Jeff Bezos edhe pse kjo është mohuar. Zyrtarisht mjeti rezulton në pronësi të një kompanie e cila e jep me qira.

Drejtori i Portit të Sarandës, konfirmoi se nga të dhënat e tij në bord nuk ka personazhe VIP, por vetëm anëtarët e ekuipazhit.

Ata kanë kërkuar leje për tre ditë me qëllim kryesor mbushjen me karburant.

Me vendimin e Qeverisë shqiptare për heqjen e akcizës për karburantin për jahtet, ai do ta përfitojë me një çmim prej 52 lekësh [43 euro cent] për litër.

Sipas të dhënave, serbatorët gjigantë mbajnë 682 mijë litra karburant që do të thotë se nëse do të bëjë mbushje të plotë do t’i kushtojë 35,490,000 lekë [rreth 292 mijë euro].

Nëse miliarderi që po bën pushimet me mjetin lundrues me vlerë 400 milionë dollarë do ta blinte naftën me çmimin e tregut rreth 175 lekë [1.44 euro] do të duhet të paguante 119,437,500 lekë [rreth 982 mijë euro].

Kjo do të ishte fatura për kompaninë edhe në Itali ku u pa pak ditë më parë në Sicili. Në fqinjin përtej Adriatikut çmimi për litër shkon në 1.46 euro.

Që kur Qeveria shqiptare vendosi heqjen e akcizën e karburantit për jahtet e huaja, në portet shqiptare të shfaqen disa nga mjetet lundruese të miliarderëve të botës. /Ora News/