HomeLajme“Ju lutem mos e shisni për skrap, vetëm me atë mund të...

“Ju lutem mos e shisni për skrap, vetëm me atë mund të lëvizja” Vajzës së paralizuar i vjedhin baterinë e motorit në Vlorë

Gazetari Enrik Mehemti publikon një rast vjedhje banale që ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ai shkruan se një vajze të paralizuar në këtë qytet, i kanë vjedhur baterinë e motorit elektrik me të cilin lëvizte.

Për shkak të gjendjes së saj, motori me bateri ishte e vetmja mënyrë lëvizjeje, ndaj ajo kërkon që të mos shitet për skrap por personi që e ka marrë ta kthejë, edhe nëse nuk do të identifikohet.

Publikuar nga Enrik Mehmeti – Mesazhi i familjarëve:

Mbrëm rreth orës 10 të mbrëmjes është vjedhur në lagjen Isa Boletini Vlorë një bateri motori invalidi, motori ishte i parkuar në lagjen e vajzës në fjalë dhe nuk ka me cfarë të lëviz, pasi është invalide. Ju lutet që kushdo e ka vjedhur, mos ta coj për skrap sepse është mjeti i vetëm me të cilin lëviz, mund ta coni ku e kini marrë baterinë, edhe po nuk doni të identifikoheni. Kontaktoni në këtë numër telefoni, 0694708967. Faleminderit

Must Read

spot_img