Sport

Jude Bellingham tregon se do të jetë mesfushori i të ardhmes (VIDEO)

Advertisements

Jude Bellingham ishte kapiteni i Borussia Dortmund gjatë përballjes me Sevilla-n në transfertë mbrëmjen e të mërkurës në UEFA Champions League.

Skuadra gjermane mundi 4-1 spanjollët në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, teksa Bellingham ishte autori i golit të dytë të miqve.

Nuk ishte vetëm goli i tij që mahniti tifozët dhe kritikët, pasi Bellingham dominonte mesin e fushës. 19-vjeçari shpërndante topin me besim absolut dhe luftonte për rikuperimin e tij.

Legjenda angleze, Rio Ferdinand lavdëroi Bellingham-in, duke thënë se Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Paul Scholes nuk po bënin atë që ai po bën.

“Ajo që ai po bën në pozitën e tij në moshën e tij, ne nuk e kemi parë”, tha ai për BT Sport.

“Më të mirët e brezit tonë, Gerrard, Lampard, Scholes, ata djem… Viera, Roy Keane, ata nuk po e bënin këtë”, vijoi Ferdinand.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button