Jul Deda ngre dyshime pas asaj që ndodhi ditën e djeshme: Njëri gris, tjetri me qese në xhep! Gjasme nuk i koordinojnë veprimet

0
325

Deputetët e Partisë Demokratike ditën e sotme vendosën të mos votojnë për kryetaren e re të Kuvendit, duke grisur fletët e votimit.

Por pas këtij akti, kryeministri Rama u ngrit, nxori një qese dhe filloi të mbledhë letrat e grisura nga demokratët. Aktori Julian Deda ka ngritur dyshime për këtë akt të Ramës, pasi kryeministri i nxori qeset nga xhepi, ndaj dukej sikur gjithçka ishte me plan.

“Njeri gris, tjetri gati me qese ne xhep. Gjasme nuk flasin me njeri-tjetrin, gjasme nuk i kordinojne veprimet, gjasme nuk jane bashke…”, shkruan Jul Deda.