Sport

Juventus-i do ta blejë kartonin e Milik

Advertisements

Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik, pritet të bëhet përfundimisht i Juventus-it në verën e ardhshme.

Milik është i huazuar te bardhezinjtë nga skuadra e Marseille, lëvizje për të cilën italianët shpenzuan 750 mijë euro.

Në huazimin e tij, është edhe ishte edhe opsioni i “zonjës së vjetër” për ta blerë përfundimisht 28-vjeçarin për një shifër që kap shumën e 7 milionë eurove plus dy të tjera në formë të bonuesve.

Piëkrisht këtë opsion kërkon ta shfrytëzojë Juventusi, të cilët siç raportohet nga “Tuttosport” do ta blejnë në verën e ardhshme.

Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, thuhet se është mjaft i kënaqur me paraqitjet e ish-futbollistit të Napolit.

Milik deri më tani ka luajtur në 17 ndeshje në të gjitha garat me Juve-n, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola.

Kujtojmë që vitet më të mira në karrierën e tij, Milik i kaloi në Napoli, që prej se ishte transferuar nga Ajax-i për shumën e 32 milionë eurove.

Gjatë asaj kohe, sulmuesi polak kishte shënuar 48 gola në 122 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Napolit.

Ai më pas u huazua te Marseille në vitin 20221, derisa një vit më vonë u ble nga francezët për 8 milionë euro.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button