HomeKuriozitetKa mësuar anglishten përpara Abetares, kush është 7-vjeçari që ka hapur kanal...

Ka mësuar anglishten përpara Abetares, kush është 7-vjeçari që ka hapur kanal në Youtube

Rejs Ekmekçiu është 7-vjeçari i fiksuar pas Youtube. Ai ka hapur kanalin e tij në Youtube që 5 vjeç.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, vogëlushi ka treguar se e ka mësuar anglishten përpara se të mësojë Abetaren.

Sakaq, Rejs thotë se përmes videove të publikuara në Youtube do të fitojë para, pasi është duke punuar.

Unë jam Rejs, jam 7 vjeç dhe në klasë të dytë. Jam i famshëm dhe di shumë mirë anglisht. E kam mësuar para se të mësojë Abetaren, në moshën 5-6 vjeç.

Unë shoh video në Youtube dhe ato dalin në anglisht dhe unë i kuptoj.

Mami thotë që lekët bëhen vetëm nga puna dhe unë kam dëgjuar që lekët merren në Youtube.

Kam ndërruar 3 emra në kanalin në Youtube, tani e kam Rejs Games”./abcnews.al

Must Read

spot_img