HomeRoze”Ka qenë mashkulli i parë për mua” – Arjola rrëfen historinë e...

”Ka qenë mashkulli i parë për mua” – Arjola rrëfen historinë e saj të dashurisë

Teksa shijojnë mëngjesin në oborr Arjola, Arditi, Iliri dhe Monika shfrytëzojnë rrezet e diellit për të ndarë me njëri-tjetrin edhe disa histori personale.

E pyetur nga banorët e tjerë ka qenë Arjola ajo që ka ndarë ngjarje kryesore të jetës së saj duke filluar që nga shtatëzania e parë e deri tek njohja me ish-partnerin, histori të cilën banorët insistuan shumë ta dëgjonin.

Arjola tregoi se me ish-partnerin e saj është njohur rreth moshës 20-vjeçare dhe se me të ka ndarë mbi 7 vite bashkëjetesë.

Ajo tregoi me bindje se pavarësisht se ai raport përfundoi me një ndarje përsëri duhet pranuar se ka qenë një dashuri e madhe ajo çfarë ata kanë përjetuar.

”Ka qenë një dashni’ e fortë, kemi patur shumë kimi. Kisha besim maksimal që ai do të ishte i duhuri për mua”,- tregoi Arjola.
Aktorja tha se raporti me babain e fëmijëve të saj ka qenë tepër intensiv dhe se e ka shijuar shumë, pavarësisht se ka patur edhe problematika dhe mosmarrëveshje.

”Jam orientuar gjithnjë nga gjërat pozitive”,- shtoi ajo.
Arjola pranoi se ish-partneri ka qenë mashkulli i parë me të cilën ajo krijoi një marrëdhënie dashurore.

”Ka qenë mashkulli i parë për mua, çdo gjë e kam mësuar dhe provuar me të’‘, përmbylli rrëfimin aktorja.

Must Read

spot_img