HomeLajmeKalimtari shpëton një foshnje, e kishin lënë në një tub shkarkimi

Kalimtari shpëton një foshnje, e kishin lënë në një tub shkarkimi

Një vajzë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga një kalimtar, i cili e pikasi teksa po kalonte rrugën. Fatmirësisht kalimtari shkoi menjëherë atje duke larguar prej atje foshnjen pak muajshe.

“Vura re që dukej se ishte dikush në fillim të tubit. Në fillim, mendova se ishte vetëm një kukull, por kur kalova pranë pashë se ishte vërtet një fëmijë. Kjo është arsyeja pse e bëra fotografinë.”-tregoi Jefferson Nazareno, burri që mori foshnjen prej aty.

Më tutje kalimtari lajmëroi policinë. Oficerët kërkuar për prindërit e të porsalindurës, të cilët ishin duke shitur kurora lulesh në një rrugë atje pranë.

Nëna e vajzës tregoi në lot se ajo kishte fjetur me të bijën në atë tub prej kohësh dhe se familja ishte e pastrehë e në kushte ekstreme varfërie.

“Është shqetësuese sepse fëmija ishte vetëm në një tub kullimi dhe mund të ishte tërhequr nga një reshje shiu.”-tha një prej zyrtarëve, ndërsa më tutje foshnja e prindërit u dërguan nën kujdesin e departamentit të mirëqënies.

Must Read

spot_img