‘Kam lekë po s’më vyejnë’, 3 gra i kanë vdekur, i moshuari kërkon të katërtën

0
48

Bejtush Gjergji është 83 vjeçari nga Podujeva që për tetë dekada me radhë është përballur me sfida e humbje të mëdha në jetë. 15 ditë më parë ai humbi edhe bashkëshorten e tij të tretë.

Atij i kanë vdekur tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. Me bashkëshorten e tij të tretë, kishte një lidhje më të veçantë dhe thotë se dashuria ishte më e madhe.

“Ishte më e mirë dhe më e re, 10 vjet ishte më e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kam marrë, këtë unazë nuk e heq derisa të vdes”, shprehet ai.

Jetesa në vetmi është goxha e rëndë për të, nga halli se do të vdesë i vetëm thotë se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

“Po ta gjej e marr, po nuk më merr kërkush më, sonte me e gjet e marr. Para kam po nuk më vyjnë kurrgjë”, shprehet ai në ATV.