HomeLajmeKampioni i boksit preket në studio: Me dhanë 14 mijë lekë për...

Kampioni i boksit preket në studio: Me dhanë 14 mijë lekë për titull, as për të blerë dorezat nuk mjaftuan (VIDEO)

Në muajin tetor të këtij viti, në Shkodër u organizua kampionati kombëtar i boksit.

Vlonjati Klevis Çelaj, fitoi cmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.

Ai ka 8 vjet që merret me këtë sport, i cili për të është gjithçka.

Ai vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël për të siguruar kushtet minimale të jeteseës për familjen e tij.

Kushtet e vështira ekonomike, madje e kanë detyruar që të mos vazhdojë as shkollën e mesme. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në lokalet e qytetit të Vlorës që në moshën të vogël.

Ai thoteë se boksi për të ka qënë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur. E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Ai stërvitet vetëm në natyrë pasi nuk ka mundësi të tjera.

Must Read

spot_img