Kanë muaj që janë ndarë, Mevlani i ka mbetur një peng dhe i bën një kërkesë publike Ledjanës

0
58

Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun, gjatë kohës së “Për’puthen”, në sezonin e dytë. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas, e që atëherë nuk i kanë kursyer “thumbat” mes tyre.

Por çfarë i ka mbetur peng Mevlanit nga “Për’puthen”? Në fakt, pritej që të lidhej pikërisht me Ledjanën.

Në emisionin “Breaking”, ai ka treguar se nuk ka asgjë pa sqaruar nga edicioni në të cilin ka marrë pjesë megjithatë personi që do donte të kishte një përballje është Ledjana.

“Jam i hapur për çfarëdo lloj përballje. Do doja të kisha një të tillë me Ledjanën”, tha ish-konkurrenti.

Pyetjes së moderatores Sidorela Gjoni, nëse i ka ardhur ftesë për këtë përballje, Mevalani i është përgjigjur kështu: “Akoma nuk na ka ardhur ftesa nga produksioni”.

Ledjana nga ana tjetër tregoi pak javë më parë, se me Mevlanin ka mbyllur gjithçka, madje tregoi se i ka bërë “bllok”, dhe se nuk dëshironte të komunikonte me të.