Kapen rreth 25 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë

0
45

Janë kapur 24.980 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kapshticës, njofton policia.

Autoritetet bëjnë me dije se sasia e parave u gjet në automjetin tip “Opel” me drejtues Filipon Ruvinën, 35-vjeç, gjatë kontrollit në vijën e dytë.

35-vjeçari është marrë nën hetim nga policia.

Gjatë sezonit turistik autoritetet kanë sekuestruar rreth 1 milionë euro që nuk u deklaruan në kufi.

Policia i tha Euronews Albania se nga qershori deri tani janë kapur nga policia kufitare të paktën 11 persona, 7 shqiptarë dhe 4 të huaj me para të padeklaruara.

Ligji kërkon deklarimin e çdo sasie parash mbi 1 milionë lekë në pikat kufitare.