Lajme

Katër të vrarë në 24 orë, Sula: Bilanc lufte, drejtësia e vonuar çon në vetëgjyqësi

Advertisements

Katër të vrarë në 24 orë, Sula: Bilanc lufte,

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka ngritur alarmin për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. Bilanc lufte, e quan Sula, teksa janë shënuar katër viktima.

Mbrëmjen e kaluar ish-dhëndri vrau me armë zjarri babë e bir, ndërsa sot në Tiranë vëllai ekzekutoi vëllanë dhe kunatën.

Sipas deputetit demokrat ngjarje të tilla vijnë për shkak se drejtësia e mohuar dhe e vonuar çon në vetëgjyqësi.

“Të gjithë këto ngjarje tregojnë se qytetarët shqiptar kanë humbur besimin tek institucionet shtetërore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar ndaj edhe ndërmerren masa ekstreme të dënueshme që duhet të ndalohen një herë më parë”, shkruan Sula.

Reagimi i plotë:

Drejtësia e mohuar dhe e vonuar çon në vetgjyqësi.

Sezoni i verës supozohet që të jetë një periudhë e qetë ku të gjithë pushojnë për të shkarkuar lodhjen fizike e psikologjike të sezonit të punës, por kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri.

E gjithë vera ka qenë e ngarkuar me ngjarje të ndryshme kriminale që kanë tronditur opinionin publik.

Dy rastet e fundit me bilanc lufte janë për të ngritur alarmin. Mbrëmjen e së hënës babë e bir që ishin kthyer në nga Italia për të pushuar në vendlindjen e tyre u bënë pre e një sulmi për vdekje nga ish-dhëndri i tyre. Sipas raportimeve mediatike, ngjarja dyshohet se dy viktimat dhe autori i ngjarjes, ish-dhëndri i tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme pasi drejtësia nuk kishte zgjidhur problematikat për takimin e fëmijëve.

Pa kaluar 24 orë, në kryeqytet, vëllai vret me armë zjarri vëllain e vet dhe kunatën. Sipas raportimeve paraprake të mediave rezulton se dy vëllezërit kanë patur konflikte të herë pas hershme për çështje pronësie. Pra edhe në rastin e kryeqytetit, drejtësia e vonuar apo drejtësia e mohuar ka çuar në vetëgjyqësi.

Sikur të mos kishim memorie për të kujtuar të gjitha ngjarjet e verës, do mjaftonin dy ngjarjet e 24 orëve të fundit me 4 viktima që Kryeministri të mblidhte në një takim urgjent Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Arsimit dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrin e Ekonomisë për të diskutuar fenomenet që po e kthejnë Shqipërinë në një vend që ka bilanc lufte me viktima.

Të gjithë këto ngjarje tregojnë se qytetarët shqiptar kanë humbur besimin tek institucionet shtetërore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar ndaj edhe ndërmerren masa ekstreme të dënueshme që duhet të ndalohen një herë më parë. Ndërkohë që duke parë të gjitha parashikimet ekonomike që do të përballemi me një vjeshtë të vështirë ekonomike, qeveria duhet të lejë mënjanë propagandën dhe të mendojë tu vij realisht në ndihmë qytetarëve të vet.

Kriza ekonomike nuk ka stopuar gjatë verës, por është thelluar. Këtë gjë qeveria e dinte shumë mirë në rastin e klientëve të saj kur u mblodh me urgjencë për tu dhënë 60 milionë euro, ndërkohë familjet në nevojë dhe pensionistët prej tre muajsh nuk marrin asnjë qindarkë shtesë për të rimbursuar rritjen e çmimeve. Duhet thënë që lëmoshi prej 30 mijë lek të vjetër që ka dhënë qeveria para verës dhe që planifikon të shpërndajë nga Shtatori nuk ndihmon ekonominë për të qarkulluar, as familjet në nevojë për të përballuar muajin, por ajo ndihmë është sikur ti hedhësh hi syve qytetarëve.

Qeveria duhet të parashikojë politika që nxisin ekonominë, të lehtësoj biznesin nga barra e madhe me taksa të larta.

Advertisements

Situata është e vështirë, duhet veprim i menjëhershëm.

Advertisements

Related Articles

Back to top button