“Këmbët e gjata, faqebardhë”, Big Brother VIP na prezanton me banoren e parë

0
105

Big Brother po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Por për atë që janë kuriozë të gjithë është se kush do të jenë banorët e “Big Brother Vip”.

Së fundmi, stafi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrentin e parë.

Përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani ka treguar se emri i konkurrentit të parë të “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë.

Më pas në faqen e “Big Brother”, është publikuar një video ku shihet banorja e parë, por sërish duke e lënë “mister” pasi nuk u shfaq fytyra.

“Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti” thuhej në postim.

Burime për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se konkurrentja e parë e këtij “reality show” është Sheila Haxhiraj.