HomeLajme‘Keni gënjyer’, Basha: 16 mijë viktima më shumë nga covid

‘Keni gënjyer’, Basha: 16 mijë viktima më shumë nga covid

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me vaksinim anticovid.

Basha ka thënë se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pandemisë ndërsa shton se autoritetet kanë dhënë shifra të rreme lidhur me vaksinimin por edhe me vdekjet nga covid.

Këtë akuzë Basha e bazon sipas tij në raportin e Komisionit Europian, sipas të cilit Shqipëria kishte shifrën më të lartë të vdekjeve për vitin 2020. Sipas kreut të PD-së, janë 16 mijë shqiptarë më shumë të vdekur se mesatarja e viteve të kaluara.

“Rendi i ditës së sotme që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer vendos pandeminë në qendër të debatit. Është diskutuar në komisione nga opozita për vaksinimin dhe shifrat e raportuara dhe institucionet ndërkombëtare.

Si në traditën më të keqe ajoi që thuhet nuk bëhet. Kanë gënjyer për ndihmën ekonomike për ribursimin e covid. Tenderat abuziv kanë gënjyer. Në dosje që këndelle në gjumë SPAK.

Kanë gënjyer edhe për jetë e humbura që deri para 6 muajsh ishin 16 mijë prindër, nëna, baballarë dhe fëmijë. 16 mijë më shumë se mesatarja e viteve të kaluara dhe jo shifra e qeverisë së rrenave.

Këtë e konfirmon raporti i Komisionit Europian ku thotë se Shqipëria ka shifrën më të lartë të vdekjeve për vitin 2020” tha Basha./SYRI.net

Must Read

spot_img