Kërkoi 12 mijë euro nga familja e të dënuarit, Apeli lë në burg avokatin

0
29

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë, për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni duke i premtuar ekstradimin e djalit nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

U dyshua se Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri./ Abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here