“Këto janë fytyra jonë”, Robert Aliaj denoncon situatën skandaloze në një nga plazhet e jugut

0
86

Këngëtari i njohur Robert Aliaj, i cili shpesh ka provokuar me qëndrimet e tij ka marrë sërish vëmendjen e publikut ku ka denoncuar një skandal me hedhjen e plehrave në një ndër zonat më të bukura për pushim.

Në një postim në profilin e tij në Instagram, artisti i njohur thotë se situata e shëmtuar e plehrave ndodhet në hyrjen e një ndër plazheve më të bukura në jug të vendit ku çmimet janë edhe të shtrenjta.

“Ja pra shikoni çfarë pamje e bukur përpara së të arrijmë në një nga plazhet më të bukura në jug, ku birra bën 5 herë më shtenjtë sesa në 1 nga kryeqytetet europiane me 5000 euro rrogë mesatare.

Ju e dini aromën e plehrave, që do ta merrni sa herë vini në plazh dhe do ta miksoni me ato aromërat e detit.

Këto plehrat këtu janë fytyra ime, fytyra juaj, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona. Këta jemi ne”- vijon Aliaj.