Lajme

‘Kishim pirë drogë’! Dëshmia e Eiden Dinos për vrasjen e Madrid Ulqinakut

Advertisements

Një nga të ndaluarit për vrasjen e Madrit Ulqinakut, Eiden Dino, ka treguar se si nisi sherri mes të rinjve që çoi në përdorimin e armëve.

Në seancën për masën e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, Dino ka treguar se bashku me dy të rinjtë e tjerë, Horgito Peqinin (autori i vrasjes) dhe Klaudjan Sallufin, kishin konsumuar drogë të llojit kokainë dhe kishin dalë të armatosur.

Ai tregon se kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit. Sipas Dinos, ka qenë Sallufi që është përplasur me Ulqinakun fillimisht dhe i ka kërkuar llogari.

“Pse m’pe, më bëre pis,”- tregon Dino se i ka thënë Sallufi, fjalë që kanë ndezur konfliktin.

Mes tyre, sipas 18-vjeçarit është futur Horgito Peqini, 18 dhe e ka qëlluar me një plumb Ulqinakun duke e lënë të vdekur.

Advertisements

33-vjeçari, Madrid Ulqinaku u vra me pistoletë nga Horgito Peqini. Për ngjarjen e rëndë, policia ka arrestuar një person, Eiden Dino që akuzohet për bashkëpunim, ndërsa në kërkim është autori i krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

Advertisements

Related Articles

Back to top button