Kjo është 22 vjeçarja nga Gjilani qe humbi jetën nga Covidi (Foto)

0
83

Covid po vazhdon të marr jetë njerëzish në Kosovë. Tashmë po raportohen shumë v dekje edhe të personave në moshë të re.

Rasti i fundit është ai i 22 vjeçares Gentiana Sherifi nga komuna e Gjilanit.

Lajmi për v dekjen e Gentianës është publikuar në rrjetet sociale nga familjarët e saj, përkatësisht dajtë.

‘Të nderuar vendas, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë në moshën 22 vjeçare mbesa jonë, vajza e bijës sone (Shyhrete Jetish Rexhepit) Gentiana Sherifi. Ngushëllime familjes Sherifi. Ndajmë dhimbjen me ju’ – thuhet në njoftim.

Ky lajm ka pikëlluar familjarët por edhe mbarë qytetarët gjilanas.