Kjo është 24-vjeçara nga Durrësi që është një nga 50 personat më frymëzues në Europë

0
232

Një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit.

Anita Likmeta “rrëmben” një tjetër çmim, pas atij të Startupitalia ku u vlerësua si një nga 50 gratë më të pandalshme në Itali në inovacion.

Likmeta ka lindur në Durrës dhe është larguar drejt Italisë në vitin ’97 në moshën 11 vjeçare. Anita ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia ndërsa shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve. Në artikullin të kësaj të hëne, me titull “Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion”, gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.

Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare, është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co. Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private. Përzgjedhja e Anita Likmetës, sipërmarrëse dhe anëtare e Confindustria Giovani në Itali, u bë nga një juri prestigjioze e përbërë nga Diego Della Valle,

(President i Tod’s SPA), Luca Colombo (Drejtor i Facebook Itali), Diego Piacentini (Komisioneri qeveritar për transformimin dixhital Italiane dhe Ish Nënkryetar i Amazon), Fabio Vaçarono (ZvPresidente e Google), Silvia Candiani (CEO e Microsoft Italy), Francesca Zarri (Drejtori Teknologjik ENI), Barbara Cominelli (CEO JLL Italia), Carlo d’Asaro Biondo (Nënkryetar Ekzekutiv – Partneriteti, Aleancat Telecom Italia SPA dhe CEO Noovle), Laura Cioli (Drejtor joekzekutiv në Mediobanca, Autogrill, Brembo, Sofina), Ferruçio Resta (Rektor të Politecnico të Milano-s dhe President i CRU (Konferenca e Rektorëve të Universitetet Italiane)), Gianmario Verona (Rektor i Universitetit Boçoni), Giovanna Iannantuoni (Rektore e Universitetit të Milanos Bicoça), Francesco Ubertini (Rektor i Universitetit të Bolonjës), Paola Severino (Zv Presidenti i LUISS), Elisabeth Robinson (Bashkëthemeluese dhe Nënkryetare, Indaco Venture Partners SGR), Raffaele Mauro (Partner i Përgjithshëm, Primo Space Fund), Barbara Poggiali (Anëtare e Pavarur e Bordit të administrim dhe menaxher i lartë) dhe Paola Bonomo (jo drejtor ekzekutiv, këshilltar, investitor).