Komediani shqiptar ‘tallet’ me ezanin, të gjithë përreth shpërthejnë në të qeshura

0
53

Videoja e një të riu nga Tirana është bërë virale në rrjete sociale, pasi ai tallet me ezanin.

Në videon e publikuar, djaloshi thotë në një moment “Këngë e papërshtatshme për të konkuruar në Top Fest”, dhe lëshohet ezani, ndërsa të gjithë aty që ishin të pranishëm fillojnë të qeshin me zë të lartë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Video ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa pronarët e këtij lokali kanë reaguar duke thënë se e gjitha është komedi, ndërsa kanë thënë se tani videoja është fshtirë.

Gjithashtu ata kanë thënë se kanë marrë kërcënime të shumta.