Lajme

Komisioni për Territorialen cakton programin e punës

Advertisements

Komisioni i Reformës Administrativo-Territoriale ka caktuar të hënën e 19 shtatorit, programin e punës.

Kryetarja e Komisionit, Anila Denaj tha se ky komision do të dalë me rekomandime shumë të rëndësishme për të përmirësuar çdo gjë që është sjellë nga dëgjesat dhe opinionet e ekspertëve pranë komisionit.

Nga ana tjetër, bashkëkryetarja Dhurata Çupi shtoi se duhej të kishte një rishikim të hartës territoriale duke marrë parasysh propozimet e bëra nga Partia Demokratike.

Anëtarët e komisionit diskutuan për çështje të ndryshme mbi seancat dëgjimore që do të zhvillohen në komision, opinionet e ekspertëve dhe pyetjet e dërguara institucioneve.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button