Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Flet Klodian Tomorri: Aman ikni mos merrni paratë kot për ato mbledhjet idiote që bëni, se vetëm shkencë nuk ka aty, ju nuk i jepni dum kësaj pune…

0
76

Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, lidhur me masat shtrënguese, ku u fol për shtimin e rasteve të reja në vendin tonë. Sipas Tomorrit, kjo është është mbledhje koti, ku vetëm shkencë aty nuk ka. “Te vetmet gjera shkencore qe thote Komuniteti yne i Eksperteve jane shumezim-pjestimet e rasteve me Covid”.

Postimi:

“Te vetmet gjera shkencore qe thote Komuniteti yne i Eksperteve jane shumezim-pjestimet e rasteve me Covid. Sot p.sh zbulimi me i madh shkencor ishte qe rastet me Covid jane rritur me 5 here krahasuar me nje jave me pare. Te njejtat zbulime bente dhe Kenua andej nga Akademia e Shkencave.

Aman, ikni mos merrni parate kot per ato mbledhjet idiote qe beni. Se vetem shkence nuk ka aty. Kesaj pune spo i japin dot dum ata qe jane ne pararoje te mjekesise boterore, do i jepni ju”, shkruan Tomorri në postimin e tij.