Konkurrentja e parë nga vajzat në Përputhen 3 me synime të qarta, e sheh veten në Parlamentin Europian

0
122

Ritvana Fetahu është konkurrentja e parë nga vajzat që u prezantua sot në Përputhen. Ajo jeton në Danimarkë dhe është rikthyer në Shqipëri për të qenë pjesë e Përputhen.

Gjatë prezantimit të saj, Ritvana u shpreh se i pëlqejnë burrat e fortë, jo vetëm nga ana fizike por edhe në dimensione të tjera.

Gjithashtu ajo nuk nguroi të tregonte edhe dy të preferuarit e saj për momentin në Përputhen.

Dy djemtë që i tërhoqën më shumë vëmendjen ishin Argjendi dhe Eduardi.

E pyetur se ku e sheh veten e saj në të ardhmen ajo u shpreh shumë e sigurt dhe se synimi i saj, goli i saj i jetës është që të jetë pjesë e Parlamentit Europian.