Lajme

KOSTT-i konfirmon se Kosova ka tregtuar rrymë nga GEN-I në Beograd, kompania që paguante Martin Berishajn

Advertisements

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor është konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë në Beograd, kompani kjo e cila e paguante Martin Berishaj.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti.

“Emrat e tregtarëve që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit janë: GEN, Tirana shpk dhe KESh”.

I pyetur nga deputeti Ferat Shala për shtetet që Kosova tregton rrymë, Mehmeti nuk ka pranuar të përmend emrat e shteteve.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ish-ministri i Energjisë dhe Minierave gjatë periudhës 2006-2008, Ethem Çeku, i cili u shpreh se sektori i energjisë ka pasur shumë zhvillime dramatike.

“Ne nuk e kemi mbështetur, edhe sot nuk e mbështes dhe është gabim që nuk i kemi rehabilituar dhe me 50 milionë mund të bëhej rehabilitimi i Kosovës A dhe të mos kishim sot këso telashesh”, tha ai.

Sipas tij, problemi kryesor në kohën sa ishte ministër ka qenë se çka të bëhet me Kosovën A, dhe se kishte ide që për Kosovën A të merret një ekskavator i madh e të bëhej rrafsh sepse po e ndot mjedisin, por që këtë ide “nuk e kanë mbështetur”.

Lajmi në përditësim…

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button