Lajme

Krimi i rëndë në Tiranë, u jepet sot lamtumira Alban dhe Nora Muskurtit

Advertisements

Ditën e sotme u jepet lamtumira e fundit Alban dhe Nora Muskurtit, të cilët u vranë dje nga vëllai i këtij të fundit në agjencinë e tyre imobilare në rrugën “Myslym Shyri”.

Çifti i bashkëshortëve do të përcillen për në banesën e fundit sot në orën 16:00.

Lexo edhe: FOTO/ Vëllai vrau vëllanë dhe kunatën, këta janë viktimat e krimit të rëndë në Tiranë

Arsen Muskurti vrau dje vëllanë dhe kunatën e tij. Ai ra në prangat e policisë më vonë pas krimit ë lagjen “5 Maji”, ku të pranishëm gjatë momentit të arrestimit ka qenë edhe bashkëshortja, djali i tij dhe një avokat.

Lexo edhe: “Ai që mundohet të hedhë vëllain në gropë bie vetë brenda”, çfarë shkruante autori i krimit të dyfishtë në Tiranë në Facebook

Autori dhe viktimat kanë patur bizneset pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që të njëjta burime bëjnë me dije se Arseni ishte konfliktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij më parë. E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar.

Lexo edhe: Vrau vëllain dhe kunatën, arrestohet autori në Tiranë

Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzonte kunatën e tij se fshihej pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore.

Advertisements

/abcnews.al

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button