‘Kriminale t’i bësh test fëmijës 6 vjeç’, mjeku i njohur: Shqipëria po na vjedh ditën për diell (Video)

0
192

Një mjek shqiptar nga Maqedonia, i cili kërkonte të hynte në Shqipëri përmes pikës së Qafë Thanës, thotë se është kriminale që t’i bëhet test fëmijëve 6-11 vjeç.

Ai shprehet se testi që në çdo vend të Europës kushton 80 cent, në Shqipëri do të duhet të paguhet 25 euro në një kompani fantazmë. Qytetari e ka quajtur këtë një vjedhje të hapur të qytetarëve, dhe tha se me shumë gjasë familja e tij do të kthehet sërish në Maqedoni, pikërisht për shkak të këtij rregulli të vendosur në kufi.

‘Papritmas u bllokuam në hyrjen e Qafë Thanës, që edhe fëmijët nga 6-11 vjeç duhet të kenë PCR, kjo nuk vlerësoj se është standard i një vendi europian, shteti amë na vjedh në mes të rrugës në ditën me diell.

Nuk di kush është kjo kompani fantazmë, nuk e di se çfarë teste aplikon mbi fëmijët, jam me profesion mjek. Nuk di nëse ka ndonjë vend të rajonit, në çdo vend të BE ky test kushton 80 cent, në vendin tonë 2 euro, ndërkohë që këtu duan 25 euro që ta bëjnë.

Shpesh testohem vetë për shkak të punës me pacientë me Covid’, shprehet mjeku nga Tetova.

Prej ditës së sotme (6 shtator) kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për çdo qytetar që do të vijë në vendin tonë, ku do ti kërkohet një nga 3 kushtet: vaksina anticovid, test negativ i kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e ka kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

Rregullat janë të vlefshme edhe për fëmijët mbi 6-vjeç, që sipas qytetarëve është e papranueshme./SYRI.net