HomeShendetsiKripa dhe qumështi, një tonik i shkëlqyer për të hequr pikat e...

Kripa dhe qumështi, një tonik i shkëlqyer për të hequr pikat e zeza të lëkurës

Kombinimi i kripës me qumështin rezulton të jetë një tonik i shkëlqyer. Përdorimi i vazhdueshëm i tij eliminon pikat e zeza dhe rregullon pH natyral të lëkurës.

Përbërësit: 2 lugë gjelle qumësht, 1 lugë gjelle kripë

Çfarë duhet të bëni? Përzieni qumështin me kripën derisa të merrni një pastë të trashë. Pastroni zonën që do të trajtoni dhe pastaj aplikoni produktin me lëvizje të lehta rrethore. Mbuloni të gjithë hundën, e cila është zakonisht një nga zonat ku fokusohen më shumë pikat e zeza. E lini të veprojë 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni. Përsëriteni trajtimin çdo dy ditë.

Ky tonik natyral është një produkt me veti pastruese dhe antibakteriale të cilat ndihmojnë për të arritur një pastërti dhe lëkurë të përsosur, pa shpenzuar shumë para.

Must Read

spot_img