Kris arma pas sherrit mes punëtorëve shqiptarë dhe kosovarë në Itali, plagosen 8 persona

0
65

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Triestes.

Mediat italiane kanë raportuar se 8 persona janë plagosur, pranë një lokali dhe ka dyshime se sherrri ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se sherri ka shpërthhyer mes grupeve të punëtorëve kosovarë dhe shqiptarë dhe sherri thuhet se ka nisur pas mosmarrëveshjeve mbi çështjet e punësimit.

Personat fillimisht u përballën para barit Royal në Carducci, ku ka njolla gjaku në makina dhe në rrugë, dhe më pas ata ikën në drejtim të Lisert .