Lajme

Kryeministri grek jep lajmin fantastik: Ditë historike për vendin tonë!

Advertisements

Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE pasi financat në vend janë stabilizuar.

Shteti fqinj ka dalë nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” të Bashkimit Europian që do të thotë se gjatë gjithë kësaj kohe zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët
20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara drejt një horizonti të ri dhe të pastër.

Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 viteve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

Advertisements

Mitsotakis nuk ngurroi edhe të thumbonte kundërshtarët e tij politikë

Advertisements

Related Articles

Back to top button