Lajme

Ku ndodhet Ervis Martinaj? Kamerat e fiksuan në hotelin me 5 yje, dhoma në emër të policit! Dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj…

Advertisements

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimet e prokurorisë mbi efektivin e Forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë ditëve të fundit teksa kërkohej në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Martinaj mësohet se ka qarkulluar mes qytetit të Laçit dhe Durrësit, në shoqërimin e agjentit Jeton Lami, i cili siç mëson ABC ka patur më shumë rolin e personit që do ta ndihmonte të mos kapej nëpër postblloqet e policisë se sa të badigardit.

Mësohet se vetëm dy ditë para se familjarët të shkonin në Policinë e Laçit për të deklaruar se nuk kishin patur kontakte me të, Martinaj është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli të njohur, me pesë yje në Durrës.

Aty ai ka ndejtur vetëm një natë në hotel dhe dhoma ishte prenotuar në emër të policit Jeton Lami, i cili e kishte sjellë me një makinë tip Audi Q8 në mbrëmje dhe e kishte marrë në mëngjes me një makinë tip “Volkswagen”.

Gjatë këtyre dy ditëve, makina në fjalë është fiksuar nga kamerat e sigurisë të lëvizë nëpër rrugët e Durrësit dhe dyshohet se, në vendin e pasagjerit ka qenë pikërisht Ervis Martinaj.

Makina është zhdukur më pas nga kamerat e sigurisë nëpër rrugët e Durrësit dhe ky është pikërisht momenti që prokuroria dyshon se korrespondon edhe me kohën kur familjarët kanë kërkuar nga policia e Laçit që t’i gjejnë Ervis Martinajn pas humbjes së kontakteve.

Prokuroria dyshon se efektivi Jeton Lami nuk po i tregon në gjitha çfarë di në lidhje me vendet ku ka shoqëruar Martinajn si edhe me fatin e tij.

Mbetet mister fakti nëse Martinaj është gjetur nga kundërshtarët apo edhe zhdukur vetë për t’i shpëtuar policisë dhe grupeve kriminale që muajt e fundit e kanë vënë në shënjestër.

Advertisements

Në media ka patur raportime kontradiktore në lidhje me fatin e tij, ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur realisht. /Burimi: Abcnews.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button