‘Ku ta dija unë i gjori që…’, Flamur Noka ‘thumbon’ Bashën

0
64

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka qenë njeri nga deputetët që ka reaguar ashpër pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.

Duke sjellë në vëmendje disa vargje të njohura që përdoren gjerësisht nga shqiptarët të Kiço Spirit, Noka lëshon mesazh për kryedemokratin Basha.

Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne……

Gjatë gjithë këtyre ditëve ku Berisha dhe Basha janë përfshirë në një përplasje në mes tyre, Noka ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook të gjitha mesazhet e ish-kryeministrit, duke lënë të kuptohet qartë se do të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij publik./SYRI.net