Kur lindën ishin me kokat e bashkuara Mjekët realizojnë ndërhyrjen mrekulli: Ndahen vogëlushet me sukses…

0
92

Vajzat binjake njëvjeçare që kanë lindur të bashkuara në pjesën e prapme të kokës, janë parë për herë të parë pasi iu nënshtruan një opera cioni të rrallë ndarjeje në Izrael.

Sipas mediave të huaja, ope racioni 12-orësh në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba javën e kaluar zgjati disa muaj përgatitje dhe përfshiu “transplantet” e kokës për të dyja vogëlushet.

Vajzat, emri i të cilave nuk është bërë i ditur, thuhet se po shërohen mirë. “Ato po marrin frymë dhe ushqehen vetë”, tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për Channel 12 të Izraelit.

Ndërsa Mickey Gideon, neuro kirurgu kryesor i Sorokës ka thënë:. “Për kënaqësinë tonë, gjithçka shkoi ashtu siç kishim shpresuar”.

Vajzat, të cilat kanë lindur në gusht të vitit 2020, pritet të bëjnë një jetë krejt normale.