Kur puna të mban gjallë, 101 vjeçarja del në det me të birin 78 vjeçar për të peshkuar

0
132

Në moshën 78 vjeçare, Maks Oliver tashmë është një ‘veteran’ i detit, por jo “anëtari” më i vjetër i ekuipazhit.

Në fakt ai është “fëmija”, sepse në fund të varkës qëndron nëna e tij, 101 vjeçe.

Kjo është Virxhinia Oliver, peshkatarja më e vjetër e të gjithë Meinit (SHBA). Tre herë në javë, këtë grua e gjen në det të hapur. Nga maji në nëntor, nënë e bir dalin me varkën e tyre për të kapur karavidhe.

Pak kohë më parë, e moshuara u pre gjatë punës. Aq keq saqë iu nevojitën 7 qepje.

“Doktori më tha, çfarë të duhet që shkon në det? Iu përgjigja thjesht “Po sepse dua të shkoj… të them të drejtën, nuk më intereson se çfarë thotë doktori”-thotë me shaka moshuara për CBS

101 vjeçarja ka që në moshën 7 vjeçare që del me familjen për të kapur karavidhe. Dikur puna konsiderohej një zanat i burrave, por pavarësisht kësaj, për 94 vite të jetës, kjo e moshuar ka ushtruar këtë punë.