Lajme

Kush është ish-dhëndri që dyshohet se vrau babë e bir në Lezhë, Besnik Pjetri kishte bërë 2 vite burg në Itali

Advertisements

Kush është ish-dhëndri që dyshohet se vrau babë e bir

Qyteti i Lezhës është tronditur nga vrasja e mbrëmshme, ku ish-dhëndri dyshohet se vrau me armë zjarri babë e bir.

Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe dyshohet se qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur.

Autori i dyshuar i vrasjes në Grykë Zezë të Lezhës, Besnik Pjetri, nga fshati Troshan në Lezhe, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.

Ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Ditën e djeshme ai ka mësuar se ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej 20 vitesh dhe dyshohet se ka shkuar në banesën e tyre duke i qëlluar me automatik, duke i lënë të vdekur.

Autori i dyshuar dhe ish bashkëshortja kanë jetuar ne Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishte kthyer ne Shqipëri.

Sakaq bëhet me dije se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Advertisements

Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Advertisements

Related Articles

Back to top button