Lajme

Kush “fle” me ju në shtrat pa e ditur, ja se çfarë duhet të bëni

Advertisements

Mund të shtriheni vetëm në shtrat, por harroni se në dyshekun tuaj mikroorganizmat që ju bëjnë shoqëri janë të panumërt, shkruan abcnews.al.

Netët e nxehta të verës shkaktojnë djersitje dhe krijojnë mjedisin ideal që mikroorganizmat të shumohen me shpejtësi në dyshekun e shtratit.

Një dyshek mesatar përmban mbi 10,000 marimanga, ndërsa jastëkët dyfishohen në peshë brenda tre viteve për shkak të marimangave që rriten brenda tyre, sipas Shoqatës Britanike të Alergjisë.

Sipas llogaritjeve të ekspertëve, një i rritur mesatar mund të derdhë deri në gjysmë litër djersë gjatë një mbrëmjeje të nxehtë vere.

Të gjithë mund ta hamendësojmë se ku përfundon ajo djersë. Në dyshekun dhe jastëkun tonë siç shpjegohet nga ekspertja britanike Dr. Aggie Mackenzie.

Prandaj është e rëndësishme që shtrati të mbahet i pastër dhe të mos lejohet të krijohen kushte të nxehta dhe të lagështa për rritjen e mikrobeve që mund të rëndojnë edhe funksionin e frymëmarrjes të atyre me predispozicion alergjik.

Mjafton të ndiqni disa këshilla bazë për higjienën e shtratit të cilat bëhen edhe më të rëndësishme gjatë verës:

Krevati nuk rregullohet menjëherë në mëngjes, i lini çarçafët dhe jastëkët në diell

Hapni dritaret për të ajrosur dhomën

Lani çarçafët një herë në javë, në verë mund të jetë më mirë t’i ndërrojmë dy herë në javë për shkak të djersitjes së madhe

Lani jastëkët dy herë në vit

Vendosini mbulesë dyshekut dhe e pastrojeni sistematikisht me fshesë me korrent

Advertisements

Mos konsumoni asnjëherë ushqime mbi shtrat

Advertisements

Related Articles

Back to top button