Kush tha që burrat nuk japin kontribut gjatë shtatzënisë? Modelja shqiptare na vërteton të kundërtën

0
196

Emina Çunmulaj është në pritjen e tretë të ëmbël.

Me postimet e ndryshme ka njoftuar se modelja është në pritje të një djali, pas dy vajzave, Mia dhe Ella. Së fundmi ajo ka publikuar një foto e veshur me rrobat e bashkëshortit, duke bërë të qartë se janë të vetmet që i bëjnë në këto momente.

“Kur gjithçka që të bën janë vetëm rrobat e burrit”, ka shkruar Emina.

Çunmulaj është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe deri më tani nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth emrit, e hera herës është shkëputur edhe nga rrjetet sociale për ta shijuar sic duhet këtë moment special në jetën e saj./revistawho.com