Kuvendi i PD në 8 ose 11 dhjetor Sali Berisha thërret delegatët në Tiranë në themelimin e partisë

0
45

8 ose 11 dhjetori janë dy datat që Sali Berisha po diskuton për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Burimet kanë bërë të ditur se janë simbolikat e këtyre datave, e para dita e Rinisë dhe e dyta themelimi i PD, që kanë sjellë këtë vendim.

Në programin që do të diskutojnë delegatet do të jetë ndryshimi i statutit dhe nisja e procedurave për votimin e kryetarit të selisë blu.

Ish kryetari i PD, Sali Berisha pritet të mbledhë Kuvendin Kombëtar në një ditë të rëndësishme të Partisë Demokratike. Burimet kanë bërë të ditur se data 11 dhjetor diskutohet të jetë një nga mundësitë më të mira.

Duke shfrytëzuar ditën e themelimit të kësaj force politike duket se Berisha e zgjedh për të treguar dhe një riformatim apo ringritje të selisë blu.

Pas akuzave që ka ngritur ndaj Bashës së e ka lënë këtë parti në pikën më të keqe, kjo datë shihet si mundësia më e mirë. Një tjetër mundësi është edhe data 8 dhjetor.

Dita e Rinisë, apo moment kur në vitin 1990 nisën protestat kundër regjimit të asaj kohe konsiderohet si një tjetër mundësi për mbledhjen e delegatëve në Tiranë.

Një propozim i tillë shihet dhe si një përgjigje ndaj qeverisë së Ramës, i cili ka mandatin e tretë, por dhe si mundësi për afrimin e një fryme të re në PD. Burimet kanë shtuar se është diskutuar dhe 28 nëntori si dita e Pavarësisë të vendit.

Por simbolika dhe rëndësia për gjithë kombin shqiptar bën që kjo ditë të mos merret në konsideratë.

Mësohet se Berisha ka zgjedhur Lezhën, për të deklaruar numrin e firmave që ka mbledhur, por dhe datën se kur do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i kësaj force.