Lajme

Ky është shteti që ka gati planin e madh, pritet të “ndërhyjë fuqishëm” dhe të nxjerrë miliona fuçi në treg

Advertisements

Situata e naftës sa vjen dhe po përkeqësohet në tregjet botërore. Duket se shprese e vetme pritet të jetë Irani. Progresi në marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe Perëndimit ka zhvendosur interesin e analistëve në rezervat e naftës të Teheranit që mund të bëhen të disponueshme në tregun ndërkombëtar.

Rreth 93 milionë fuçi naftë dhe kondensatë janë në cisterna në Gjirin Persik, Singapor dhe Kinë, sipas Kpler, ndërsa Vortexa Ltd vlerëson se këto rezerva arrijnë në 60 deri në 70 milionë fuçi. Në të njëjtën kohë, ka një sasi më të vogël rezervash në tanket në tokë.

“Irani ka grumbulluar një flotë të konsiderueshme furnizimesh që mund të hidhen në treg së shpejti”, tha ekzekutivi i JTD Energy Services Pte John Driscoll, duke shtuar se çmimi, sigurimi dhe dërgimi i tyre mund të marrë pak kohë nëse hiqen sanksionet.

Kthimi i mundshëm i Iranit në tregun ndërkombëtar të naftës po ndodh në mes të krizës aktuale gjeopolitike. Investitorët presin embargon evropiane ndaj naftës ruse në fund të vitit për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa lëshimi i rezervave strategjike amerikane në treg do të përfundojë në tetor. Mundësia e këtij furnizimi të rezervave të naftës iraniane në tregun ndërkombëtar ushtron presion mbi kontratat e ardhshme të naftës, duke kompensuar mungesën aktuale.

Advertisements

Qëllimi përfundimtar i diplomatëve është ringjallja e marrëveshjes për energjinë bërthamore me Iranin, e cila u ndalua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Javën e kaluar, diplomatë të lartë amerikanë dërguan një përgjigje për propozimin e ri, duke rritur shpresat se ai do të arrihet, megjithëse Teherani ka theksuar se negociatat do të vazhdojnë deri në shtator.

Advertisements

Related Articles

Back to top button