Ky qenka çelësi! Aurela Hoxha zbulon sekretin si erdhi kaq shpejt në formë pas lindjes!

0
54

Në fund të muajit korrik pas shumë thashethemeve, Aurela Hoxha konfirmoi se është bërë nënë.

Modelja ndau mes shumë fotosh edhe disa momente me të voglin, duke i zbuluar me krenari botës se kishte sjellë në jetë një thesar.

Më vonë pak nga pak ajo dhe miqtë e saj nisën të zbulonin të gjitha detajet në lidhje me vogëlushi.

Kur bukuroshja shqiptare u shfaq me të birin në krah, ngelëm pa fjalë duke parë linjat e saj të shkëlqyera.

Shumë mund të jenë çuditur se si modelja arriti të vintë në formë kaq shpejt.

Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instastory, ku ndër të tjera është pyetur rreth kësaj teme. “Pa gjumë”- është përgjigjur Aurela duke treguar se në humbjen e peshës ka ndikuar lodhja

Më herët, Aurela ka ndarë disa imazhe shumë të ëmbla me të birin.

Ajo ka postuar një pjesë të portretit të djalit dhe në një foto tjetër ajo shihet duke luajtur me të, teksa Alaron shihet shtrirë mbi një krevat.

Ajo që bie në sy është se Aurela kujdeset në çdo moment që të mos e zbulojë portretin e të birit.

Siç duket ky do të jetë një vendim i përbashkët mes saj dhe partnerit, ndaj nuk e dimë nëse do të vijë mundësia që ta shohim një herë të voglin e saj.